Kinë, 5.26 milionë udhëtime ndërkufitare gjatë Festës së Mesvjeshtës
2024-09-18 19:18:16

Në Kinë ka pasur gjithsej rreth 5.26 milionë udhëtime ndërkufitare gjatë pushimeve treditore të Festës së Mesvjeshtës, sipas të dhënave zyrtare. 

Foto nga VCG

Turistë të huaj në Llasa, Rajoni Autonom Xizang të Kinës, 17 shtator 2024(Foto nga VCG)

Numri mesatar ditor i udhëtimeve ndërkufitare i kaloi 1.75 milionët, me një rritje 18.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të mërkurën Administrata Kombëtare e Imigracionit. 

Gjatë pushimeve, udhëtimet ndërkufitare nga të huajt u shtuan 62.2 për qind, duke arritur në 554 000, ndërsa mbi 2.63 milionë udhëtime u bënë nga banorët e pjesës kontinentale dhe 2.07 milionë nga banorët e Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit. 

Turistë të huaj në Llasa, Rajoni Autonom Xizang, 17 shtator 2024(Foto nga VCG)

Turistë të huaj në Shangai, 15 shtator 2024(Foto nga VCG)

Turistë të huaj në Llasa, Rajoni Autonom Xizang, 17 shtator 2024(Foto nga VCG)

Turistë të huaj provojnë kek të hënës në formën e shahut kinez, 16 shtator 2024, Chongqing, Kinë Jugperëndimore(Foto nga VCG)

Festa e Mesvjeshtës është një nga festat më të rëndësishme tradicionale të Kinës. Ajo bie në ditën e 15-të të muajit të tetë sipas kalendarit hënor kinez dhe sivjet u kremtua më 17 shtator sipas kalendarit ndërkombëtar.