Zëdhënësi: Kina do të marrë masa për të mbrojtur interesat e kompanive kineze në Europë
2024-09-18 20:09:49

Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur interesat e ligjshme të kompanive kineze nëse Komisioni Europian vazhdon rrugën e proteksionizmit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian në një konferencë shtypi të organizuar të mërkurën në Pekin.

Foto nga VCG

zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian(Foto nga VCG)

Në përgjigje të pyetjes përkatëse, Lin vuri në dukje se hetimi i kësaj here i BE-së është një veprim tipik proteksionist me qëllime politike, i cili shpërfill faktet objektive dhe rregullat e OBT-së e do të dëmtojë procesin e transformimit të gjelbër të BE-së dhe përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas tij, Kina gjithmonë shfaq sinqeritet maksimal për ta zgjidhur problemin nëpërmjet dialogut e bisedimeve dhe ka paraqitur projekte zgjidhjeje elastike. Por pala europiane nga një anë deklaron se është e gatshme ta zgjidhë mosmarrëveshjen me negociata, ndërsa nga ana tjetër hedh poshtë vazhdimisht sugjerimet e Kinës, pa paraqitur asnjë zgjidhje konstruktive.

“Shpresojmë që pala europiane do të dëshmojë sinqeritet dhe do të ndërmarrë veprime konkrete, duke marrë parasysh seriozisht shqetësimet e qarqeve industriale kineze. Nëse Komisioni Europian vijon (proteksionizmin) me këmbëngulje, Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze," tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.