Kina do të vazhdojë të avancojë veprimet klimatike në mbrojtjen e shtresës së ozonit
2024-09-18 11:04:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Për të përkujtuar nënshkrimin e Protokollit të Montrealit, Kombet e Bashkuara vendosën 16 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit (Dita Botërore e Ozonit) në 1994-n. Protokolli i Montrealit, i nënshkruar më 16 shtator 1987, synon heqjen gradualisht nga prodhimi dhe përdorimi të substancave që shkatërrojnë ozonin në nivel global. Në Ditën Botërore të Ozonit, Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës nxori një njoftim, duke riafirmuar angazhimin e vendit ndaj Protokollit të Montrealit. Që nga anëtarësimi në Protokollin e Montrealit në 1991-shin, Kina ka eliminuar 628,000 tonë substanca që shkatërrojnë ozonin, që përbën më shumë se gjysmën e reduktimit total nga vendet në zhvillim, shkruan “CGTN”.

Gjatë viteve, Kina ka parandaluar ekuivalentin e më shumë se 26 miliardë tonë emetimeve të CO2-shit, duke kontribuar ndjeshëm në rikuperimin e shtresës së ozonit dhe në luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

Kina do të vazhdojë të përmirësojë rregulloren dhe kërkimin shkencor, duke avancuar zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, ndërsa punon me komunitetin ndërkombëtar për të trajtuar sfidat globale të klimës. (Elona)