Kina do të nisë studimin mostër të popullsisë për monitorimin demografik
2024-09-17 10:16:18

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina do të nisë në vitin 2025 studimin mostër të popullsisë në mbarë vendin, që do të ndihmojë në monitorimin e zhvillimit demografik, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

Sipas Statistikave, thuajse 14 milionë njerëz nga rreth 5 milionë familje, ose 1 për qind e popullsisë së vendit, do të anketohen nga 1 nëntori i vitit të ardhshëm.

Banorët e përzgjedhur do të pyeten për informacionin e tyre bazë, duke filluar nga mosha, gjinia dhe niveli arsimor e deri te statusi martesor dhe kushtet e banimit.

Kina filloi studimin e saj të parë mostër të popullsisë në vitin 1987. Deri më tani janë kryer katër sondazhe të tilla.  (Fatosi)