Foto nga VCG
Provinca Fujian e Kinës lindore aktivizoi të hënën reagimin emergjent të nivelit IV ndaj motit të keq, me erë të fuqishme, reshje shiu dhe valëve të larta të detit, që parashikohet të sjellë tajfuni “Pulasan”, i 14-i i këtij viti.
Sipas autoriteteve lokale meteorologjike, cituar nga “Xinhua”, “Pulasan” u formua natën e së dielës në Oqeanin Paqësor veriperëndimor, me qendrën e vëzhguar në rreth 2360 km në juglindje të ishujve Diaoyu të Kinës mëngjesin e të së hënës.
Shpejtësia maksimale e erës pranë qendrës së tij ishte 18 metra në sekondë dhe tajfuni parashikohet të lëvizë në veriperëndim drejt bregut lindor të Kinës me një shpejtësi prej 20 deri në 25 km në orë.
Zyra provinciale për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Lehtësimin e Thatësirës u ka kërkuar autoriteteve lokale të zonave bregdetare të monitorojnë nga afër tajfunin dhe të përgatiten për ndikimin e tij.
“Bebinca”, tajfuni i 13-të i këtij viti, zbarkoi në Shangai mëngjesin e së hënës, duke përfshirë qytetin me stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm. (Irma)