Aeroportet e Shangait rifillojnë funksionimin normal pas largimit të tajfunit
2024-09-17 11:06:40

foto nga CFP

foto nga CFP

Operacionet në dy aeroportet e Shangait rifilluan të hënën pasdite pasi qendra e tajfunit “Bebinca” u largua nga Shangai, njoftoi “Shanghai Airport (Group) Co Ltd”, citon “China Daily”.

Fluturimet e para të ditës mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shanghait dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Shangait Hongqiao përkatësisht në orën 13:43 dhe 14:11. Nisja e fluturimeve nga dy aeroportet rifilloi në orën 15:00, duke shënuar rikuperimin e trafikut në dy aeroportet.

Më shumë se 40 për qind e kapacitetit të dy aeroporteve u prek të hënën, sipas një njoftimi të publikuar nga Aeroporti i Shangait të dielën mbrëma.

Anulimi përfshinte gjithsej 918 fluturime, 590 në Pudong dhe 328 në aeroportin Hongqiao. (Fatosi)