Foto nga VCG
Përfundon puna restauruese në kompleksin e Pallatit Qingcheng, një vend sakrifice mbretërore përgjatë boshtit qendror historik të Pekinit, njoftuan autoritetet lokale, cituar nga “Xinhua”.
Pas 15 muaj punime e rinovime, struktura historike e kompleksit është restauruar. Pallati pritet të hapet për publikun në të ardhmen.
I ndërtuar në dinastinë Ming (1368-1644), pallati ndodhet brenda Altarit të Zotit të Bujqësisë, i referuar edhe si Tempulli Xiannongtan. Pallati më parë njihej si Zhaigong, që fjalë për fjalë do të thotë “Pallati i agjërimit”. Ai ishte një vend ku perandorët abstenonin nga vaktet e rënda dhe meditonin para adhurimit.
Ai u riemërua si Pallati Qingcheng në dinastinë Qing (1644-1911), duke u bërë një vend ku perandorët mbanin ritualet festive pas ceremonive të kultivimit, ndërsa luteshin për një korrje të mirë.
Puna restauruese e objekteve antike filloi në qershor të vitit të kaluar, duke ndjekur parimin e “ndërhyrjes minimale”. Kjo qasje u fokusua në riparimet e synuara për reliktet kulturore të dëmtuara, të tilla si pllaka dhe mure.
Për shtrimin e tokës në oborr u përdorën materiale tradicionale.
Punëtorët rinovuan gjithashtu sistemin e kullimit dhe pajisën shtëpitë me kondicionerë dhe ndriçim të nevojshëm. Gjithashtu, u instaluan edhe sisteme monitorimi të sigurisë, sisteme të ujit të zjarrfikësve dhe objekte të mbrojtjes nga rrufetë.
I shtrirë 7.8 kilometra nga porta e Yongding në jug deri në Kullat e Këmbanave dhe Drumit në veri, aksi qendror i Pekinit u ndërtua sipas planit themelor të një kryeqyteti ideal - oborri mbretëror në pjesën e përparme, një treg në pjesën e pasme, faltoret stërgjyshore në të majtë dhe altarët e flijimeve në të djathtë.
Ai u shtua në korrik në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Kombeve të Bashkuara. (Fatosi)