foto nga CFP
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), Daren Tang, përgëzoi kontributin e rëndësishëm të Kinës në ekosistemin global të pronësisë intelektuale (IP), njofton “Xinhua”.
Në një intervistë me mediat kineze në Pekin, Tang theksoi rritjen e shpejtë të aplikacioneve të pronësisë intelektuale të Kinës, gjë që e ka bërë vendin depozituesin më të madh të aplikimeve për patenta ndërkombëtare në nivel global.
Sipas raportit paraprak të WIPO-së mbi “Indeksin Global të Inovacionit (GII) 2024”, në Kinë ndodhen 26 nga 100 grupet më të mira të inovacionit të shkencës dhe teknologjisë në botë, duke ruajtur pozicionin e saj si lider global për dy vjet radhazi.
“Mendoj se kjo tregon se Kina i ka kushtuar shumë vëmendje kërkimit dhe zhvillimit, si dhe inovacionit shkencor dhe industrial”,- tha Tang, duke vënë në dukje se ai beson se ky trend do të vazhdojë.
Sipas tij, ndjekja e Kinës për zhvillim me cilësi të lartë do t'i japë një theks më të fortë shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.
Tang mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konferencës së tretë të Nivelit të Lartë të “Një brez, një rrugë” për Pronësinë Intelektuale të zhvilluar në Pekin, ku theksoi nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të ideve.
Tang vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen në rritje të kompanive kineze në programin “WIPO GREEN”, ku ato kontribuojnë në teknologjitë e gjelbra dhe ofrojnë mbështetje.
“Mendoj se në këtë mënyrë ne mund t'i tregojmë botës se pronësia intelektuale nuk është vetëm për të adresuar sfidat lokale dhe sfidat kombëtare, por edhe sfidat globale”,- tha Tang. (Fatosi)