Kina kryeson renditjen e medaljeve në Konkursin Botëror të Aftësive
2024-09-17 10:05:14

foto nga CFP

foto nga CFP

Konkurrentët kinezë siguruan vendin e parë në renditjen e medaljeve në edicionin e 47-të të Konkursit Botëror të Aftësive, të zhvilluar në Lion të Francës, me 36 medalje të arta, shkruan “Xinhua”.

Ekipi kinez fitoi edhe nëntë medalje argjendi, katër medalje bronzi dhe tetë medalje ekselence.

Dy pjesëmarrës kinezë në konkursin “Industry 4.0” u nderuan me çmimin prestigjioz “Albert Vidal”, për arritjen e rezultatit më të lartë të përgjithshëm në këtë ngjarje.

Në ceremoninë e mbylljes, flamuri i Konkursit Botëror të Aftësive u kalua zyrtarisht nga Lioni në qytetin kinez të Shangait, i cili do të presë edicionin e 48-të të tij.

Veprimtaria e këtij viti tërhoqi rreth 1400 pjesëmarrës nga afro 70 vende dhe rajone, për të konkurruar në 59 kategori aftësish.  (Fatosi)

foto nga CFP