Festa e Mesvjeshtës frymëzon dizajnin e produkteve kulturore në Kinë
2024-09-16 15:23:35

foto nga VCG

foto nga VCG

Sharmi i festave të lashta kineze ka frymëzuar dizajnin e produkteve kulturore dhe ka tërhequr më shumë njerëz që të vlerësojnë thelbin e kulturës tradicionale përmes këtyre produkteve, shkruan Xinhua.

Festa e Mesvjeshtës në Kinë është një festim për nder të hënës dhe të korrave, si dhe një rast për bashkime familjare dhe miqsh për të ngrënë kekun e  hënës dhe për të adhuruar hënën.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ndërsa festa po afrohet, muzetë e mëdhenj kanë nisur skema promovimi për produktet me temë kekun e hënës dhe kanë arritur shifra mbresëlënëse të shitjeve. Studioja e produkteve kulturore dhe krijuese e Muzeut të Pallatit, ka shitur më shumë se 10,000 kopje të stolive në formë keku të hënës deri më tani në dyqanin e saj kryesor Taobao.

foto nga VCG

foto nga VCG

Elementet kulturore që lidhen me vjeshtën kanë frymëzuar gjithashtu dizajnin e produktit dhe kanë rritur shitjet. Rritja e shitjeve nxjerr në pah tërheqjen e qëndrueshme të festivaleve tradicionale kineze, duke u ofruar entuziastëve të kulturës mundësi të reja për të festuar traditat e Festës së Mesvjeshtës dhe për të kërkuar rrënjët e tyre kulturore.(Fatosi)