Foto nga CFP
Autoritetet e sigurisë publike të Kinës kanë goditur mbi 3500 raste të bullizmit kibernetik në gjysmën e parë të vitit 2024, tha të shtunën Ministria e Sigurisë Publike (MSP), njofton Xinhua.
Kjo erdhi si rezultat i një fushate mbarëkombëtare kundër ngacmimit kibernetik për të goditur aktivitetet e paligjshme si shpifjet në internet, sharjet dhe shkeljet e privatësisë, e cila u nis nga MSP në fillim të vitit 2024.
Gjatë fushatës, autoritetet e sigurisë publike kanë mbajtur një vëzhgim të ngushtë në çështjet kryesore të interesit publik, kanë nxjerrë rregullore kundër ngacmimit kibernetik me departamentet përkatëse dhe kanë zbatuar dënime të rrepta për llogaritë, institucionet dhe platformat e paligjshme në internet.
MSP-ja premtoi përpjekje të mëtejshme për të goditur aktivitetet e bullizmit kibernetik dhe për të çrrënjosur mjedisin e tyre riprodhues. (Fatosi)