Kina propozon rregullore të re për etiketimin e përmbajtjes së krijuar nga inteligjenca artificiale
2024-09-15 14:28:33

foto nga VCG

foto nga VCG

Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) ka publikuar një projekt-rregullore që synon të standardizojë etiketimin e përmbajtjes sintetike të krijuar nga inteligjenca artificiale, për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe interesat publike, shkruan “Xinhua”.

E titulluar “Masat për identifikimin e përmbajtjes sintetike të krijuar nga inteligjenca artificiale”, projekt-rregullorja është e hapur për reagime publike deri më 14 tetor 2024. 

Përmbajtja sintetike e krijuar nga inteligjenca artificiale, siç përcaktohet nga rregullat e propozuara, është çdo tekst, imazh, audio ose video e krijuar duke përdorur teknologjitë e inteligjencës artificiale. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas projekt-rregullores, ofruesit e shërbimeve të informacionit të internetit duhet t'u përmbahen standardeve kombëtare të detyrueshme kur etiketojnë një përmbajtje të tillë. 

Ata që ofrojnë funksione si shkarkimi, kopjimi apo eksportimi i materialeve të krijuara nga inteligjenca artificiale duhet të sigurojnë që etiketat e qarta të futen në skedarë. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Platformave që shpërndajnë përmbajtje u kërkohet gjithashtu të rregullojnë përhapjen e materialeve të krijuara nga inteligjenca artificiale, duke ofruar funksione identifikimi dhe duke u kujtuar përdoruesve të zbulojnë nëse postimet e tyre përmbajnë përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale. (Irma)