Prodhimi industrial në Kinë u rrit me 4.5 për qind në gusht
2024-09-15 16:43:45
foto nga VCG
Prodhimi industrial me vlerë të shtuar në Kinë, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 4.5 për qind në baza vjetore në gusht, treguan të dhënat zyrtare të shtunën, citon “Xinhua”.
foto nga VCG
Në baza mujore, prodhimi industrial u rrit me 0.32 për qind në gusht nga muaji i kaluar, thuhet në deklaratë të publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave.
foto nga VCG
Prodhimi industrial mat aktivitetin e ndërmarrjeve secila me një qarkullim kryesor vjetor të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.82 milionë dollarë amerikanë). (Irma)
Lajmet Kryesore