Investimi në asetet fikse në Kinë u rrit me 3.4 për qind në tetë muajt e parë të vitit
2024-09-15 16:45:29

foto nga VCG

foto nga VCG

Investimi në asetet fikse në Kinë u rrit me 3.4 për qind në baza vjetore në tetë muajt e parë të vitit, duke arritur në 32.94 trilionë juanë (rreth 4.64 trilionë dollarë amerikanë), treguan të shtunën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Investimet në ndërtimin e infrastrukturës u rritën me 4.4 për qind nga një vit më parë gjatë periudhës janar-gusht dhe investimet në prodhim u rritën me 9.1 për qind. 

Investimet në industritë e teknologjisë së lartë shënuan rritje të fuqishme gjatë kësaj periudhe, me 10.2 për qind. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke përjashtuar sektorin e pronave, i cili ishte ende në rregullim, investimi i aktiveve fikse të vendit u rrit me 7.7 për qind në baza vjetore në tetë muajt e parë. 

Ndërkohë, investimet në zhvillimin e pronave ranë me 10.2 për qind. (Irma)