Pekini vendos rekord për turistët dhe të ardhurat gjatë periudhës janar-gusht
2024-09-14 17:56:43

foto nga VCG

foto nga VCG

Pekini mirëpriti rreth 250 milionë turistë dhe gjeneroi 450 miliardë juanë (rreth 63.3 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura nga turizmi gjatë tetë muajve të parë të vitit, duke vendosur rekorde të reja për këtë periudhë, deklaroi kryebashkiaku Yin Yong, citon “Xinhua”. 

Nga janari në gusht, kryeqyteti kinez priti mbi 2.3 milionë turistë hyrës, duke shënuar një rritje prej mbi 200 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tha Yin në Konferencën Botërore të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Turizmit 2024.

foto nga VCG

foto nga VCG

Si një nga destinacionet kryesore turistike në botë, Pekini mbetet shumë i fokusuar në avancimin e industrisë së turizmit, vuri në dukje Yin, duke shtuar se qyteti vazhdon të përmirësojë infrastrukturën e tij turistike dhe cilësinë e shërbimit, duke përshpejtuar rimëkëmbjen dhe rritjen e sektorit. 

Si një forum kyç i Panairit Ndërkombëtar të Kinës 2024 për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS), konferenca, e organizuar nga Federata Botërore e Qyteteve të Turizmit (WTCF), tërhoqi mbi 400 përfaqësues nga 45 vende dhe rajone. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Këtë vit, kryeqyteti kinez prezantoi një sërë masash që synojnë nxitjen e turizmit, duke përfshirë “Pekin Pass”, një kartë me shumë qëllime e krijuar për të rritur komoditetin për vizitorët ndërkombëtarë, duke thjeshtuar pagesat për transportin, vendet turistike dhe qendrat tregtare. (Irma)