foto nga VCG
Një rekord prej 25 memorandume mirëkuptimi (MoU) u nënshkruan gjatë Samitit të 9-të dyditor të “Një brez, një rrugë”, që u zhvillua në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, shkruan “Xinhua”.
Memorandumet e mirëkuptimit, duke përfshirë katër ndërmjet qeverive dhe 21 ndërmjet bizneseve, përfshijnë organe qeveritare dhe kompani nga Indonezia, Malajzia, Vietnami, Bahreini, Kuvajti dhe Kazakistani.
Një pikë kryesore e këtij samiti ishte një kapitull i ri kushtuar diskutimeve mbi rolin e Hong Kongut në lehtësimin e zhvillimit të gjelbër nën nismën “Një brez, një rrugë”.
Patrick Lau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Këshillit të Zhvillimit të Tregtisë së Hong Kongut, deklaroi se projektet e zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm kanë potencial të madh, sepse shumë vende partnere të nismës po përqafojnë burime të reja energjie.
foto nga VCG
Hong Kongu mund të shfrytëzojë pikat e tij të forta në kërkimin dhe zhvillimin, financat e gjelbra dhe shërbimet profesionale për të nxitur bashkëpunimin.
Samiti prezantoi mbi 280 projekte investimi dhe përgatiti terrenin për më shumë se 800 takime për përputhje projektesh.
Këto sesione u fokusuan në fusha si energjia, transporti, zhvillimi urban, inovacioni dhe teknologjia, si dhe infrastruktura logjistike. (Irma)