Kina synon të përmirësojë shërbimet e kujdesit për të moshuarit
2024-09-14 19:31:37

foto nga VCG

foto nga VCG

Qeveria kineze ka premtuar përpjekje për të përmirësuar shërbimet e kujdesit për të moshuarit, pas miratimit të vendimit për të rritur gradualisht moshën e pensionit të vendit. 

Funksioni dhe struktura e institucioneve të kujdesit për të moshuarit do të optimizohen për të zgjeruar kujdesin e përballueshëm dhe të aksesueshëm, tha Tang Chengpei, zëvendësministri i Çështjeve Civile, në një konferencë për shtyp të premten, shkruan “Xinhua”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Tang shtoi se ndërmarrjet inkurajohen të marrin pjesë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit për të moshuarit, duke theksuar nevojën për të lehtësuar barrën e kujdesit për të moshuarit mbi familjet përmes masave të ndryshme. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ai tha gjithashtu se Ministria e Çështjeve Civile do të luajë një rol aktiv në ndërtimin e një shoqërie miqësore ndaj të moshuarve. (Irma)