Lumi i Verdhë, i njohur si "lumi mëmë" i Kinës dhe që zë 2 % të rrjedhave të përgjithshme lumore të vendit, kalon nëpër nëntë provinca dhe rajone autonome. Ai ushqen rreth 12 % të popullsisë kineze, ujit afro 15 % të tokës së punueshme dhe furnizon me ujë më shumë se 50 qytete.

Presidenti kinez Xi Jinping inspekton mbrojtjen e Lumit të Verdhë në qytetin Lanzhou, provincë Gansu, Kinë Veriperëndimore(Foto nga Xinhua)
Ndër pellgjet kryesore të lumenjve në Kinë, ai i Lumit të Verdhë ka raportin më të lartë të zonës ujore e lymore me sipërfaqen tokësore të pellgut. Ekologjia e rrjedhës së sipërme, të mesme dhe të poshtme të lumit është e prirur ndaj degradimit, me aftësi përtëritëse jashtëzakonisht të dobëta e të ngadalta dhe me probleme të ndotjes.
Presidenti kinez Xi Jinping organizoi simpoziume përkatësisht në vitet 2019 dhe 2021, duke kërkuar përpjekje të përbashkëta për të promovuar mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë të Lumit të Verdhë, duke shtuar se dallimet midis rrjedhës së sipërme, të mesme dhe të poshtme të lumit duhet të merren parasysh plotësisht, duke pasur parasysh se ekosistemi i Lumit të Verdhë është një tërësi organike.
Në një mbledhje që drejtoi të enjten në Lanzhou, kryeqendër e provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore përgjatë rrjedhës së Lumit të Verdhë, Xi bëri thirrje për nxitjen e mbrojtjes ekologjike në të gjithë pellgun e lumit në një nivel të ri, për të arritur përparime të reja në transformimin e gjelbër dhe shtimin e mirëqenies së banorëve vendorë.
Në reagim ndaj kërkesave, vitet e fundit Kina ka planifikuar dhe ka zbatuar një sërë masash praktike për të mbrojtur lumin. Cilësia e ujit përgjatë rrjedhës kryesore të Lumit të Verdhë ka vazhduar të përmirësohet dhe biodiversiteti në burimin dhe në deltën e Lumit të Verdhë kanë treguar përmirësim të vazhdueshëm.
Ligji për Mbrojtjen e Lumit të Verdhë hyri në fuqi në prill të vitit 2023. Si dokumenti i dytë ligjor në Kinë për një pellg lumor pas atij për mbrojtjen e lumit Jance, ligji i ri kërkon të zgjidhen problemet kryesore të pellgut të Lumit të Verdhë, duke përfshirë mungesën e ujit, brishtësinë ekologjike dhe përmbytjet.

Pllaja e Lymit përgjatë Lumit të Verdhë në provincën Gansu(Foto nga VCG)

Projekt i gjelbërimit në provincën Qinghai përgjatë Lumit të Verdhë(Foto nga VCG)
Gjatë vitit të kaluar, ka pasur përmirësim të dukshëm në mjedisin ekologjik të pellgut të Lumit të Verdhë dhe perspektiva ekologjike për degët e lumenjve, liqenet dhe rezervuarët vazhdon të përmirësohet.
Përparime janë bërë gjithashtu në kontrollin e gërryerjes së tokës dhe të humbjes së ujit në Pllajën e Lymit përgjatë Lumit të Verdhë. Sot, 61 % e zonës me gërryerje të tokës dhe humbje të ujit të përfshirë në Programin e Pyllëzimit Mbrojtës në Tre Zonat Veriore (Veri, Veriperëndim dhe Verilindje të Kinës) është nën kontroll efektiv dhe sasia vjetore e sedimentit të dheut në Lumin e Verdhë është pakësuar me rreth 400 milionë tonë.
"Është e nevojshme të përmirësohet vazhdimisht korniza e përgjithshme e bashkëpunimit dhe e mbrojtjes ekologjike në pellgun e Lumit të Verdhë për të forcuar mburojat kombëtare të sigurisë ekologjike," tha Xi gjatë mbledhjes së të enjtes.
Pas vëmendjes së vazhdueshme të qeverisë qendrore për këtë çështje, në tetor të vitit 2021 u nxor një udhëzues gjithëpërfshirës mbi mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë të pellgut të Lumit të Verdhë deri më 2030 e në vijim.
Nëntë provincat dhe rajonet autonome nëpër të cilat kalon Lumi i Verdhë ndërmorën gjithashtu veprime konkrete për të çuar përpara mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë të pellgut.

Presidenti kinez Xi Jinping drejton një mbledhje të punës në qytetin Lanzhou, provincë Gansu, Kinë Veriperëndimore(Foto nga Xinhua)
E vendosur në rrjedhën e sipërme të Lumit të Verdhë, provinca Gansu është një zonë e rëndësishme e ruajtjes dhe e furnizimit me ujë për të gjithë Lumin e Verdhë. Vitet e fundit, kjo provincë ka marrë masa të shumta për të vazhduar ruajtjen e shëndetit të lumit, duke marrë drejtimin në formulimin dhe shpalljen e rregulloreve në nivel province lidhur me mbrojtjen ekologjike të pellgut dhe zhvillimin me cilësi të lartë.
Gansu ka krijuar gjithashtu 103 stacione monitorimi të cilësisë së ajrit, 87 seksione të monitorimit të mjedisit ujor, 26 stacione monitorimi të cilësisë së ujit, 1 402 pika monitorimi të cilësisë së mjedisit tokësor dhe 2 052 pika monitorimi të cilësisë së mjedisit akustik, duke realizuar mbikëqyrje dinamike të ekologjisë së pellgut të Lumit të Verdhë.
Ndërkohë, kjo provincë ka hedhur hapa të rëndësishëm edhe në nxitjen e zhvillimit të gjelbër në pellgun e Lumit të Verdhë. Në tremujorin e parë të këtij viti, gjithsej 5 158 miliardë kWh energji elektrike u prodhua nga burimet e energjive të reja, me një rritje prej 20.15 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
