Panairi i Tregtisë së Shërbimeve: Aktivitete të larmishme gjatë shkëmbimeve kulturore Kinë-Evropë
2024-09-13 19:51:09

Në Pekin po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Kinës për Tregtinë e Shërbimeve 2024. 

Në pavionin 10 të ekspozitës kulturore dhe turistike "Bota e Larmishme - Rinia me krijimin e risive" aktivitetet e shkëmbimit kulturor Kinë-Evropë ndezën momente të mrekullueshme. 

Paraqitja e ushqimeve të veçanta, instrumentave muzikore, produkteve kulturore, aktivitete ndërvepruese si vulosja e pasaportave kulturore, shkëmbimi i çantave të fatit të Rrugës së Mëndafshit, zyra postare e Rrugës së Mëndafshit etj., promovuan shkëmbimet kulturore dhe lidhjet e njerëzve midis Kinës dhe Evropës. (Çang Çuo)