500 ndërmarrjet kryesore në Kinë regjistruan rritje të qëndrueshme
2024-09-12 15:02:46
500 ndërmarrjet kryesore në Kinë regjistruan performancë të qëndrueshme vitin e kaluar me të ardhura në rritje dhe një fokus më të madh në inovacion, sipas një raporti të renditjes industriale.
Foto nga VCG
Lista e 500 ndërmarrjeve më të mira kineze u publikua nga Konfederata e Ndërmarrjeve të Kinës (CEC) dhe Shoqata e Drejtorëve të Ndërmarrjeve të Kinës.
500 kompanitë më të mëdha gjeneruan të ardhura të kombinuara prej 110.07 trilionë juanë (15.46 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2023, 1.58 për qind më shumë në bazë vjetore, bën të ditur “Xinhua”.
Foto nga VCG
Fitimet e tyre neto arritën në 4.51 trilionë juanë vitin e kaluar, 5.01 për qind më shumë se një vit më parë. (Elona)
Lajmet Kryesore