Rritet numri i shtretërve të infermierisë në institucionet e kujdesit për të moshuarit në Kinë
2024-09-12 14:32:22

CFP

CFP

Deri në fund të vitit 2023, përqindja e shtretërve të infermierisë në institucionet e kujdesit për të moshuarit në të gjithë Kinën ishte rritur në 58.9 për qind. Kjo tregon se vendi e arriti objektivin e vendosur në Planin e tij të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) përpara afatit.

Sipas raportit të dorëzuar nga Lu Zhiyuan, ministër i Çështjeve Civile, Kina ka bërë përparim të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit dhe përmirësimin e shërbimeve të kujdesit në shtëpi dhe në komunitet për individët e moshuar, citon “Xinhua”.

Që nga viti 2021, financimi i qeverisë qendrore ka mbështetur vendosjen e 303.600 shtretërve në shtëpitë e individëve të moshuar që plotësojnë kushte specifike, thuhet në raport.

Gjatë kësaj periudhe, 1.72 milionë shtëpi të të moshuarve me vështirësi të veçanta u rinovuan për të plotësuar nevojat e tyre, shtoi ai.

Shifrat zyrtare tregojnë se Kina ka rreth 300 milionë qytetarë të moshës 60 vjeç e lart. Ky numër pritet të arrijë në 400 milionë deri në vitin 2033 dhe t'i afrohet 500 milionë deri në vitin 2050, duke përbërë gati 35 për qind të popullsisë totale në atë kohë. (Elona)