Avioni i parë "C919" i “Air China”-s kryen fluturimin e parë
2024-09-12 14:22:57

Fluturimi CA1523 i Air China, i operuar nga avioni i parë C919 i linjës ajrore, ngrihet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit të Pekinit në fluturimin e tij të parë, Pekin, Kinë, 10 shtator 2024

Fluturimi CA1523 i Air China, i operuar nga avioni i parë C919 i linjës ajrore, ngrihet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit të Pekinit në fluturimin e tij të parë, Pekin, Kinë, 10 shtator 2024/CMG

Avioni i parë "C919" i kompanisë ajrore kineze "Air China" përfundoi fluturimin e parë komercial të martën, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit i Pekinit për në aeroportin "Hongqiao" të Shangait.

Kjo shënon fillimin zyrtar të funksionimit komercial prej kompanisë "Air China" të aeroplanit "C919" të zhvilluar në Kinë, një avion reaktiv me trup të ngushtë i projektuar dhe i prodhuar nga Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës (COMAC). "C919" përbën një arritje të rëndësishme të industrisë kineze të aviacionit.

Aeroplani "C919" i "Air China"-s ka një peshë maksimale ngritjeje më të madhe dhe një forcë më të madhe shtytëse të motorit në krahasim me modelet standarde, duke e bërë atë më të përshtatshëm për fluturime të gjata. Kjo veçori shton aftësinë përdoruese dhe pozicionin e tij në treg, si një alternativë konkurruese në tregun global të aviacionit.

Që nga nisja e funksionimit komercial më 28 maj 2023, "C919" kanë regjistruar mbi 10 000 orë fluturimi dhe kanë kryer më shumë se 3 700 fluturime komerciale.

CFP

Fluturimi CA1523 i Air China, i operuar nga avioni i parë C919, ulet në Aeroportin Hongqiao të Shangait në Shangai të Kinës, 10 shtator 2024./CMG

Avionët e këtij tipi shënuan një moment historik më 1 shtator, kur arritën shifrën 500 000 për sa i përket numrit të përgjithshëm të udhëtarëve të transportuar.

Avioni i parë i madh i udhëtarëve "C919" iu dorëzua kompanisë ajrore "China Eastern Airlines" më 9 dhjetor 2022. Që atëherë, kjo kompani e ka zgjeruar flotën e saj në shtatë avionë "C919", që fluturojnë në pesë linja të rregullta, të cilat lidhin Shangain me Chengdu-në, Pekinin, Xian-in e Guangzhou-n, si edhe Pekinin me Xian-in.

Më 28 gusht,  "Air China"(Kompania e Linjave Ajrore të Kinës) dhe "China Southern Airlines"(Kompania e Linjave Ajrore të Kinës Jugore) morën avionin e tyre të parë C919 në Shangai, duke shënuar një moment kyç pasi avioni i parë i madh i pasagjerëve të prodhuar në Kinë hyn në një fazë të re të funksionimit me shumë operatorë.(Xu Guang)