Hainan nuk raporton asnjë epidemi pas tajfunit
2024-09-12 16:12:26

CFP

Punonjësi merren me punën e parandalimit të epidemisë dhe të dezinfektimit në Hainan/CFP

Provinca ishullore e Kinës Jugore, Hainan, nuk ka raportuar asnjë shpërthim të sëmundjeve infektive pasi u godit nga super tajfuni “Yagi”.

Komisioni rajonal i Shëndetësisë bëri të ditur se nuk janë vërejtur raste të shtuara të etheve, diarresë dhe simptoma të tjera dhe në qarqet e prekura nga tajfuni nuk ka pasur emergjenca të shëndetit publik si helmim nga ushqimi apo sëmundje me shkaqe të panjohura, citon “Xinhua”. 

Institucionet mjekësore në të gjitha nivelet në provinca kanë rikthyer funksionimin normal.

CFP

Punonjësi merren me punën e parandalimit të epidemisë dhe të dezinfektimit në Hainan/CFP

Më shumë se gjysma e shërbimeve turistike, kulturore dhe sportive në Hainan janë rikuperuar dhe norma pritet të kalojë 85 për qind përpara festës njëjavore të Ditës Kombëtare që fillon më 1 tetor. (Elona)