Xi Jinping-u inspekton qytetet në provincat Shaanxi e Gansu të Kinës Veriperëndimore
2024-09-12 09:12:02

Presidenti kinez Xi Jinping bëri vizita inspektimi në qytetet Baoji të provincës Shaanxi dhe Tianshui të provincës fqinje Gansu në Kinën Veriperëndimore.

Xi bëri inspektim në dy qytetet nga e marta pasdite deri të mërkurën në mëngjes.

Foto nga Xinhua

Presidenti Xi viziton Muzeun e Bronzit, Baoji, provincë Shaanxi(Foto nga Xinhua)

Në Baoji, ai vizitoi Muzeun e Bronzit e një park ekologjik përgjatë lumit Weihe, për të mësuar rreth përpjekjeve vendore për të forcuar mbrojtjen e relikteve kulturore dhe ruajtjen ekologjike të lumit Weihe, dega më e madhe e Lumit të Verdhë.

Gjatë inspektimit të muzeut, presidenti theksoi zhvillimin e një ndjenje nderimi e dashurie për qytetërimin kinez dhe bëri thirrje për trashëgimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale të Kinës nga brezi në brez.

Foto nga Xinhua

Presidenti Xi bisedon me fermerë të bazës së prodhimit të mollëve, Tianshui, provincë Gansu(Foto nga Xinhua)

Në Tianshui, Xi shkoi në tempullin "Fuxi", në një bazë të prodhimit të mollëve e në shpellat "Maijishan", për t'u njohur nga afër me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e industrisë moderne të përpunimit të frutave në zonat malore.

Presidenti Xi viziton shpellat Maijishan(Foto nga Xinhua)

Foto nga Xinhua

Presidenti Xi viziton Tempullin Fuxi(Foto nga Xinhua)

Tempulli "Fuxi" i kushtohet Fuxi-së, një figurë e njohur në mitologjinë kineze.