Kina kishte zhvilluar mbi 1 miliard mu (rreth 66.7 milionë hektarë) tokë bujqësore me standarde të larta deri në fund të vitit 2023, me 13 rajone kryesore të nivelit provincial që prodhojnë drithëra që përbëjnë rreth 70 për qind të totalit, sipas një raporti të dorëzuar në një seancë legjislative të martën, bën të ditur “Xinhua”.
Tokë bujqësore në provincën Hubei(Foto nga VCG)
Toka bujqësore me standarde të larta karakterizohet nga parcela të niveluara mirë, me ujitje të avancuar dhe përdorim efikas të ujit. E projektuar për t'i bërë ballë thatësirës dhe përmbytjeve, ajo përputhet me praktikat moderne bujqësore.
Në dekadën e fundit, toka bujqësore e ujitur është zgjeruar me 123 milionë mu, duke e çuar totalin në 1.075 miliard mu, e cila tani prodhon 77 për qind të drithërave të Kinës.
Kina vazhdon të ketë prioritet sigurinë ushqimore pasi ushqen mbi 1.4 miliardë njerëz me vetëm 9 për qind të tokës së punueshme në botë.
Tokë bujqësore në provincën Guizhou(Foto nga VCG)
Tokë bujqësore në provincën Sichuan(Foto nga VCG)
Një sërë masash janë zbatuar për të përmirësuar prodhimin e grurit gjatë viteve të fundit, duke përfshirë hapjen e më shumë tokave bujqësore me standarde të larta dhe promovimin e teknologjive bujqësore.
Vendi raportoi rritjen më të madhe të prodhimit të grurit në nëntë vjet këtë verë. (Elona)