Kina po shqyrton rishikimin e ligjit për edukimin mbi mbrojtjen kombëtare
2024-09-11 16:51:43

Ligjvënësit kinezë po shqyrtojnë një projekt-rishikim të ligjit për edukimin mbi mbrojtjen kombëtare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drafti përmirëson dispozitat në lidhje me trajnimin ushtarak të studentëve dhe shton dispozita që deklarojnë se edukimi i mbrojtjes kombëtare në kampus duhet të synojë ndërgjegjësimin e studentëve për detyrimin e tyre ligjor për të kryer shërbimin ushtarak, citon “Xinhua”.

I dorëzuar në një sesion të prillit 2024 për leximin e tij të parë, drafti synon të ndërtojë një sistem arsimor kombëtar të mbrojtjes që lidh nivele dhe lloje të ndryshme shkollash dhe përmirëson qëllimet, përmbajtjen dhe metodat e edukimit të mbrojtjes kombëtare në shkollat fillore, shkollat e mesme dhe universitete. (Elona)