Foto nga VCG
Të mërkurën gjatë një konference shtypi, në përgjigje të pyetjes që Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA–së miratoi së fundmi disa projektligje lidhur me Hong Kongun, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh se jemi shumë të pakënaqur dhe kundërshtojmë seriozisht manipulimin e palës amerikane për çështjet lidhur me Hong Kongun dhe shtypjen e zhvillimit të Hong Kongut, madje kemi bërë ankesë solemne ndaj palës amerikane.
Zyra ekonomiko-tregtare është një organ i ngritur jashtë vendit nga qeveria e Hong Kongut, për ekonominë e tregtinë. Zhvillimi i suksesshëm i këtij organi, është i favorshëm për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Kjo është diçka me përfitime reciproke. Projektligji i miratur politizon dhe instrumentalizon bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar. Ai diskrediton qëllimisht institucionet e huaja të Hong Kongut. Hong Kongu është burimi i dytë më i madh i suficitit tregtar për ShBA-në. Më shumë se 1200 kompani amerikane investojnë dhe operojnë në Hong Kong. Veprimi i palës amerikane do të dëmtojë interesat e tyre.
Kina i kërkon ShBA-së të ndalojë avancimin e projektligjeve të lartpërmendura, për të shmangur dëmtimin e stabilitetit dhe zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Nëse ShBA insiston të ndjekë rrugën e saj, Kina do të ndërmarrë masa efektive për të kundërsulmuar me vendosmëri. (Çang Çuo)