Sipërmarrëset femra mbledhin gjethe çaji në një kopsht çaji në Jinhua, Zhejiang, Kinë, 9 prill 2024. /CFP
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një letër urimi Forumit të Gruas së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait - OBSH, i cili po zhvillohet në Qingdao të Kinës Lindore.
Xi Jinping theksoi se gratë janë promovuese të rëndësishme të qytetërimeve njerëzore dhe përparimit shoqëror, duke realizuar arritje të jashtëzakonshme në të gjitha sektorët e jetës.
Që nga organizimi i Forumit të Gruas së OBSH, gratë nga e gjithë bota kanë mbështetur "Frymën e Shangait" dhe kanë kontribuar në ndërtimin e një komuniteti më të ngushtë të OBSH me një të ardhme të përbashkët.
Shpresojmë që forumi të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në promovimin e marrëdhënieve më të ndërlidhura mes njerëzve të vendeve të ndryshme, si edhe të shtojë një shtysë të re për të forcuar lidhjet humanitare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të promovuar inovacionin shkencor e teknologjik,si edhe zhvillimin e karrierës së grave përmes fuqizimit dixhital, për të ndërtuar së bashku një shtëpi më të mirë për Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.(Xu Guang)