Kina vazhdon përpjekjet për t’i bërë barnat të përballueshme
2024-09-11 15:16:23

Që nga viti 2018, nga zgjerimi i mbulimit të barnave nën sigurimin mjekësor bazë kanë përfituar 720 milionë individë, që kanë kursyer më shumë se 700 miliardë juanë (rreth 98.4 miliardë dollarë amerikanë), sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë dhe Kujdesit Shëndetësor (NHSA).

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat e paraqitura në një konferencë shtypi në Pekin të martën treguan se që nga prezantimi i sistemit të përditësimit vjetor për katalogun e barnave të sigurimeve mjekësore në vitin 2018, listës i janë shtuar 744 ilaçe, bën të ditur “Xinhua”.

Katalogu tani përfshin 3088 barna, që mbulojnë trajtimet si për sëmundjet e zakonshme, ashtu edhe për sëmundjet e rralla.

Në konferencën për shtyp, Yan Qinghui, nënkryetari i NHSA-së, njoftoi një raund të ri prokurimi të centralizuar, që synon si barnat ashtu edhe materialet konsumuese mjekësore me vlerë të lartë, përfshirë implantet kokleare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të ulur çmimet e barnave, Kina fillimisht pilotoi prokurimin e centralizuar për ilaçe në 11 qytete në vitin 2018, i cili që atëherë është zgjeruar në mbarë vendin.

Deri tani vendi ka kryer nëntë raunde prokurimesh të centralizuara për ilaçe dhe katër raunde për materiale mjekësore me çmim të lartë. (Elona)