Organi më i lartë ligjvënës i Kinës filloi të martën një seancë të rregullt për të shqyrtuar disa projektligje, duke përfshirë projektin e rishikuar të Ligjit për Arsimin e Mbrojtjes Kombëtare dhe një projektamendament të Ligjit të Statistikave.
Pamje nga seanca, 10 shtator 2024, Pekin(Foto nga Xinhua)
Zhao Leji, kryetar i legjislaturës së 14-të të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, drejtoi mbledhjen e parë plenare të sesionit të 11-të të Komitetit.
Ligjvënësit shqyrtuan projektin e rishikuar të Ligjit për Arsimin e Mbrojtjes Kombëtare. Varianti i rishikuar e vë theksin në përfshirjen më të mirë të arsimit të shërbimit ushtarak në mësimdhënien e mbrojtjes kombëtare në shkolla.
Ligjvënësit diskutuan për një projektamendament të Ligjit të Statistikave, që parashikon nxitjen e integrimit të teknologjive moderne të informacionit në statistika.
Në sesion u shqyrtua gjithashtu një projekti i rishikuar i Ligjit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, që përmirëson dispozitat për monitorimin, raportimin dhe paralajmërimin e hershëm të sëmundjeve infektive.
U diskutua njëkohësisht një projektligj për energjinë, i cili thekson më tej promovimin e një tranzicioni drejt energjisë së gjelbër dhe lëshimit të ulët të karbonit.
Ligjvënësit kinezë shqyrtuan edhe projektin e rishikuar të Ligjit Kundër Pastrimit të Parave, që nxit forcimin e monitorimit të rreziqeve të reja të pastrimit të parave.