
China Daily
Mali i parë artificial i Kinës i frymëzuar nga natyra, ka përfunduar plotësisht. Si pjesë e seksionit jugor të Parkut Kulturor “Shanghai Expo”, struktura 48 metra e lartë do të hapet për publikun më 20 shtator, njoftoi kompania e ndërtimit.
Atraksionet në këtë shtrirje të re prej 65 hektarësh pranë bregut të lumit Huangpu përfshijnë dy kodra artificiale, sera dhe kopshte me lule, tha Li Wei, menaxher i përgjithshëm i “Shanghai Expo Culture Park Construction and Management Co”.

China Daily
Kodrat binjake ndodhen në anën juglindore të parkut. Mali përbëhet nga një majë kryesore 48 metra dhe një majë dytësore 37 metra, me mbi 7000 pemë të mbjella nëpër shpate, shkruan “China Daily”.

China Daily
Me një qendër vizitorësh dhe tre pavijone me tematikë, kopshtet shfaqin bimë të thata tropikale, bimë pyjore shiu dhe bimë tropikale me lule.
Ndërtimi në Parkun Kulturor “Shanghai Expo” filloi në shtator 2017. Seksioni verior u hap për publikun në dhjetor 2021 dhe tashmë ka mirëpritur mbi 5.38 milionë vizitorë. (Elona)

China Daily
