Foto nga VCG
Kina kundërshton me vendosmëri miratimin e projektligjit mbi Sigurinë Biologjike nga Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së, si edhe masat diskriminuese ndaj kompanive kineze, tha të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.
“SHBA-ja duhet të braktisë paragjykimet ideologjike, të respektojë parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë, të ndalojë avancimin e këtij projektligji dhe të ndalojë shtypjen e kompanive kineze me pretekste të ndryshme”, tha Mao në një konferencë të rregullt për shtyp në Pekin.
Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miratoi projektligjin të hënën me 306 vota kundër, duke tejkaluar shumicën e nevojshme prej dy të tretave. Projektiligji i ndalon agjencitë federale të ShBA-së të bëjnë biznes me kompanitë kineze bioteknike si WuXi AppTec dhe BGI Group, me justifikimin e "sigurisë kombëtare".
Ata që janë në favor të projektligjit thonë se po mbrojnë informacionin gjenetik të popullsisë së SHBA-së dhe zinxhirët e furnizimit farmaceutik lokal. Kundërshtarët thonë nuk është i qartë procesi se si kompanitë e huaja janë përfshirë në legjislacion.
WuXi AppTec mohoi akuzat, duke thënë në një deklaratë se ajo as nuk operon një biznes të gjenomikës njerëzore dhe as nuk angazhohet në mbledhjen e të dhënave gjenomike njerëzore në nivel global.
Aksionet e kompanisë ranë me mbi 10% në Hong Kong pas miratimit të projekt-ligjit. Kompania tha se do të gjurmojë përparimin e legjislacionit dhe do të angazhohet në dialog me të gjitha palët e interesuara. (Çang Çuo)