"Huawei" publikon "Mate XT", smartfonin e parë në botë me palosje të trefishtë
2024-09-11 15:00:51

Prodhuesi kinez i smartfonave "Huawei" publikoi të martën smartfonin e parë në botë me palosje të trefishtë, i quajtur "Mate XT", të cilin përdoruesit mund ta palosin në tre mënyra.

Publikimi i këtij produkti u bë disa orë pasi konkurrenti amerikan i "Huawei", "Apple", paraqiti serinë e smartfonave të tipit "iPhone 16". Të dyja produktet do të takohen me konsumatorët që nga 20 shtatori i sivjetshëm.

Foto nga VCG

Mate XT(Foto nga VCG)

Celulari i "Huawei"-t ka marrë më shumë se 3 milionë porosi paraprake, sipas uebsajtit të kompanisë.

Drejtori ekzekutiv i "Huawei"-t Yu Chengdong deklaroi se ekrani i "Mate XT" është 10.2 inç (25.908 centimetra) dhe telefoni është 3.6 milimetra i trashë kur shpaloset, duke e bërë atë telefonin me ekran të palosshëm më të madh e më të hollë në treg. Për të arritur këtë dizajn, "Mate XT" përmban një bateri me kapacitet të lartë të krijuar me materialin më të hollë të anodës së silicit në botë, duke arritur një hollësi të jashtëzakonshme prej 1.9 milimetrash për secilën qelizë baterie.

Për më tepër, raporti ndërmjet gjerësisë dhe lartësisë së ekranit është 16:11, i cili është i afërt me atë të një ekrani laptopi, duke e ngritur efektin e shikimit gjatë transmetimit të videove standard me raportin 16:9.

Mate XT(Foto nga VCG)

Mate XT(Foto nga VCG)

"Për sa i përket përputhshmërisë së softuerit, 'Huawei' është tashmë më i miri në tregun e telefonave të palosshëm. Bateria ka pasur përmirësime të konsiderueshme si në kapacitet, ashtu edhe në madhësi, për shkak të përdorimit të anodës së karburit të silicit, por ende duhet t'u kushtohet vëmendje çështjeve të konsumit të energjisë dhe të nxehjes,” tha Guo Tianxiang, menaxher kërkimi në degën në Kinë të IDC-së.

Mate XT ofron një dizajn të gjithanshëm me mënyra të ekranit të vetëm, të dyfishtë dhe të trefishtë, duke lejuar kalime të rrjedhshme midis formave të ndryshme. Yu vuri në dukje se Huawei i ka kushtuar pesë vjet kërkimit të mekanizmit të tij inovativ, i cili revolucionon dizajnet tradicionale, duke mundësuar palosjen si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Megjithatë, me një çmim fillestar prej 19,999 juanë (rreth 2,800 dollarë), përdoruesit e mediave sociale janë skeptikë për koston aq të lartë dhe vlerën praktike të një ekrani kaq të madh.