Ligjvënësit kinezë kryejnë shqyrtimin e dytë të projektligjit për energjinë
2024-09-11 16:08:49

CFP

CFP

Një projektligj për energjinë iu dorëzua sesionit në vazhdim të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, legjislatura më e lartë e Kinës, për një shqyrtim të dytë të martën.

Përmbajtja e re për zhvillimin dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme, duke përfshirë energjinë e erës, energjinë diellore, atë të biomasës, energjinë gjeotermale, energjinë e oqeanit dhe hidrogjenit, u shtua në draft, duke synuar të lehtësojë më tej transformimin e energjisë së gjelbër të vendit me karbon të ulët, bën të ditur “Xinhua”.

Drafti gjithashtu thekson se Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një lloji të ri të sistemit të energjisë dhe do të forcojë zhvillimin e koordinuar të prodhimit dhe rrjetit të energjisë elektrike për të akomoduar, shpërndarë dhe rregulluar energjinë e pastër.

Në draft thuhet gjithashtu që Kina inkurajon përdoruesit e energjisë që t'i japin përparësi përdorimit të energjisë së pastër dhe me karbon të ulët përmes krijimit të mekanizmit të promovimit të konsumit të energjisë së gjelbër.

CFP

CFP

Projektligji për energjinë iu dorëzua legjislaturës kombëtare për shqyrtimin e parë në prill të këtij viti. Ai parashikon çështje themelore dhe të rëndësishme në sektorin e energjisë në përgjigje të situatës së re të zhvillimit të energjisë në Kinë. (Elona)