Kina po planifikon të përmirësojë aftësinë e saj për të monitoruar llojet e reja të rreziqeve të pastrimit të parave, pasi teknologjitë dhe bizneset në zhvillim e kanë bërë më të vështirë zbulimin e këtyre aktiviteteve, tha një ligjvënës i lartë të hënën, njofton “China Daily”.
Foto nga VCG
Një projekt-amendament në Ligjin kundër Pastrimit të Parave është gati për t'u shqyrtuar në seancën e ardhshme të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, legjislatura më e lartë e Kinës.
Drafti kërkon nga agjencitë qeveritare të nxjerrin udhëzime për monitorimin në kohë të llojeve e rreziqeve të pastrimit të parave që lidhen me sektorët dhe bizneset në zhvillim, tha në një konferencë shtypi Wang Xiang, zëdhënës i Komisionit të Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm.
Ai përmendi projekt-amendamentin që thoshte se institutet kundër pastrimit të parave duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre monitoruese dhe analitike dhe gjithashtu të raportojnë transaksionet e dyshimta tek autoritetet përkatëse.
Gjithashtu, ai shtoi se institucionet financiare duhet t'i kushtojnë vëmendje dhe të vlerësojnë rreziqet e pastrimit të parave që vijnë nga bizneset e reja, duke marrë masat e duhura për uljen e rreziqeve në përputhje me draft-amendamentin.
Komiteti i Përhershëm është planifikuar të mbajë seancën e tij nga e marta në të premte në Pekin. (Fatosi)