Shandong promovon atraksionet e tij turistike në Serbi
2024-09-10 16:16:12

CFP

Konfuci/CFP

Provinca kineze Shandong ka promovuar së fundi turizmin e saj përmes një eventi në Qendrën e Kulturës Kineze në kryeqytetin e Serbisë.

Gjatë veprimtarisë “Vendlindja e Konfucit, Shandong mikpritës” u shfaqën vallet popullore tradicionale serbe dhe ato nga Shandong, ekspozita të kuzhinës së Shandong-it, suvenire dhe artefakte të punuar me dorë, së bashku me nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve midis institucioneve kulturore dhe turistike kineze dhe serbe.

Lin Wu, sekretari i Komitetit Provincial të PKK-së në Shandong, theksoi trashëgiminë e pasur kulturore dhe fuqinë ekonomike të Shandong, veçanërisht si vendlindja e Konfucit.

“Shandong është i hapur dhe gjithëpërfshirës”,- tha ai, duke ftuar të pranishmit të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe festivalet kulturore të zonës.

CFP

Tempulli i Konfucit/CFP

Lav Pajkic, sekretari i shtetit i Ministrisë së Kulturës së Serbisë, tha: “Perlat që shohim sot janë një përfaqësim i provincës së famshme Shandong. Është e njohur për të gjithë, por ne jemi të etur të mësojmë më shumë rreth saj vazhdimisht”.

Zhang Zhe, i ngarkuari me punë i Ambasadës kineze në Serbi, theksoi lidhjen e qëndrueshme midis Kinës dhe Serbisë, duke shprehur besimin se ngjarja do të thellojë më tej shkëmbimet kulturore, do të forcojë bashkëpunimin dhe do të forcojë miqësinë dypalëshe.  (Fatosi)