Kina nis Javën e Sigurisë Kibernetike me fokus te njerëzit
2024-09-10 11:31:16

Ceremonia e hapjes së Javës së Sigurisë Kibernetike në Kinë të këtij viti, me temë “Siguria kibernetike për njerëzit dhe nga njerëzit”, u mbajt në qytetin jugor kinez të Guangzhou, duke nisur një javë të aktiviteteve të lidhura në mbarë vendin deri më 15 shtator, njofton “Xinhua”.

Sipas organizatorëve, gjatë kësaj periudhe do të mbahet një forum i teknologjisë së sigurisë kibernetike, do të promovohet ndërgjegjësimi për sigurinë kibernetike në kampus, rekrutimi i talenteve, sesioni i investimeve të kapitalit sipërmarrës, konkursi i sipërmarrjes dhe ngjarje të tjera tematike.

E bashkorganizuar nga Departamenti i Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK-së, Zyra e Komisionit Qendror të Çështjeve të Hapësirës Kibernetike, Ministria e Arsimit dhe departamente të tjera, Java e Sigurisë Kibernetike e këtij viti synon të mobilizojë të gjitha organet përkatëse sociale, të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të rrisë kapacitetin e sigurisë kibernetike.

Ngjarja e parë e tillë u mbajt në vitin 2014.  (Fatosi)