Deti fotovoltaik që formohet në shkretëtirën e Kinës së veriut
2024-09-10 16:03:29

Foto nga VCG

Një fermë fotovoltaike në Ordos, Rajon Autonom i Mongolisë së Brendshme, Kinë(Foto nga VCG0

Në fshatin Chaideng në qytetin Ordos, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, rreth 3.46 milionë panele diellore blu shtrihen në të gjithë shkretëtirën, duke mbuluar 30 kilometra katrorë, duke e shndërruar rërën e pafund në një det fotovoltaik vezullues, shkruan “China Daily”.

Baza e energjisë diellore është pjesë e një projekti ambicioz për rikuperimin e shkretëtirës së energjisë diellore, të njohur si “muri i madh fotovoltaik”, që shtrihet përgjatë skajit verior të shkretëtirës së Kubuqit.

Ky projekt madhështor, megjithëse nuk është në gjendje të rivalizojë Murin e Madh të vërtetë në gjatësi, është planifikuar të shtrihet rreth 400 km me një gjerësi mesatare prej pesë km, sipas Liu Tianyun, zëvendësdrejtor i Zyrës së Pyjeve dhe Kullotave të Ordos.

Një fermë fotovoltaike në Ordos, Rajon Autonom i Mongolisë së Brendshme, Kinë(Foto nga VCG0

Një fermë fotovoltaike në Ordos, Rajon Autonom i Mongolisë së Brendshme, Kinë(Foto nga VCG0

Ai do të vendosë një rekord të ri në zonë për fermat fotovoltaike në Kinë dhe do të prodhojë 100 gigavat kapacitet të instaluar pas përfundimit, tha Liu.

Deri më sot, qyteti ka instaluar 5.42 gigavat energji diellore në mbi 133 km katrorë tokë ranore.

Shkretëtira e Kubuqit ka tokë të gjerë dhe të hapur, perfekte për ferma diellore. Zona ka burime të bollshme diellore, me rreth 3100 orë diell çdo vit. (Fatosi)