Kinë: Ligjvënësit shqyrtojnë projekt-rezolutën mbi reformën e shtyrjes së moshës së pensionit
2024-09-10 20:26:03

foto nga CFP

foto nga CFP

Në një mbledhje të organit ligjvënës të Kinës të martën, u shqyrtua projekti i paraqitur nga Këshilli i Shtetit të Kinës mbi zbatimin sistematik të shtyrjes së moshës ligjore të pensionit.

Përse Kina do që të shtyjë moshën e pensionit? A do të ushtrojë kjo ndikim ndaj punësimit në vend?

Gjatë një interviste për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, Mo Rong, Drejtori i Institutit Kërkimor mbi Punën dhe Garantimin Shoqëror të Kinës, u shpreh se shtyrja e moshës së pensionit është një reformë e rëndësishme e qeverisë kineze përballë plakjes së popullsisë, ndaj do të jetë në ndihmë të shfrytëzimit të plotë të burimeve njerëzore në vend.

Sipas ligjit ekzistues kinez, mosha e pensionit për punonjësit meshkuj është 60 vjeç, për nëpunëset femra 55 vjeç dhe për punëtoret femra 50 vjeç.

"Kjo masë e përcaktuar në vitet '50 të shekullit të kaluar, u llogarit në bazë të jetëgjatësisë mesatare të parashikuar, kushteve të punës dhe mënyrave të punësimit të asaj kohe. Në krahasim me situatën para mbi 70 vjetëve, sot kanë ndodhur ndryshime të thella në jetëgjatësinë e parashikuar mesatare, afatin e arsimimit, strukturën e popullsisë dhe marrëdhëniet kërkesë-ofertë të krahut të punës," shpjegoi Mo, duke shtuar se shtyrja e moshës së pensionit, në përputhje me situatën aktuale, është një prirje e domosdoshme. (Wang Lei/ Elona)