Kina shpall rregulloret mbi mbrojtjen e mjedisit ushtarak
2024-09-09 14:14:28

Xi Jinping, Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ka nënshkruar një dekret për shpalljen e një sërë rregulloresh mbi mbrojtjen e mjedisit të ushtrisë kineze.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me qëllim ndërtimin e kampeve të gjelbra ushtarake, rregulloret do të reformojnë sistemin përkatës të menaxhimit, do të përmirësojnë procedurat e punës dhe do të standardizojnë mekanizmat e funksionimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ato përcaktojnë qartë objektivat dhe detyrat e mbrojtjes së mjedisit të ushtrisë, në përputhje me politikat dhe rregulloret kombëtare dhe përcaktojnë kërkesa të hollësishme për mbrojtjen e mjedisit në lidhje me aktivitetet, objektet dhe pajisjet ushtarake.

E përbërë nga 50 nene në gjashtë kapituj, rregulloret do të hyjnë në fuqi më 1 tetor 2024.