Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – korrik 2024 arritën rreth 5 9 miliardë lekë, 5.17% më pak se në periudhën janar – korrik 2023. Ndërsa numri i kontratave u rrit me 4.10 % krahasuar me periudhën janar – korrik 2023.
Sigurimi nga zjarri (Foto ATSH)
Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – korrik 2024, patën një rritje me 3.49% kundrejt muajit janar – korrik 2023. Në portofolat e “pronës, përgjegjësive, garancive”, të cilat gjatë periudhës janar – korrik 2024 siguruan mbi 2.6 miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë “zjarri dhe dëmtime të tjera në prone” me rreth 72.68%, të pasuara nga sigurimi i “përgjegjësisë së përgjithshme” me 18.50% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga “zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë periudhës janar – korrik 2024, vihet re një rritje prej 3.27% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – korrik 2023.
Të ardhurat nga sigurimet e zërit “aksidente dhe shëndeti”, gjatë periudhës janar – korrik 2024, arritën në rreth 914 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.82% në krahasim me periudhën janar – korrik 2023.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – korrik 2024, arritën rreth 1.1 miliardë lekë, ose 13.16% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. (Fatosi)