Xinhua
Qendra e Asamblesë Hekurudhore Express Shandong Kinë-Evropë u përurua të shtunën në një ceremoni të mbajtur në Inxhija, një qytet që ndodhet rreth 50 kilometra në veriperëndim të Beogradit, shkruan Xinhua.
Ceremonia, e cila shënoi edhe prezantimin e trenit të parë të specializuar të zinxhirit të furnizimit për Shandong Linglong Tyre Co., Ltd. të Kinës, u ndoq nga zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të industrisë nga Serbia dhe Kina.
Tomislav Momiroviç, ministri serb i tregtisë së brendshme dhe të jashtme, tha se “qendra e re e asamblesë do të luajë një rol vendimtar në avancimin e projekteve të infrastrukturës dhe energjisë së Serbisë, duke e pozicionuar vendin si një qendër kryesore logjistike në rajon”.
Zhang Zhe, i ngarkuari me punë i Ambasadës Kineze në Serbi, inkurajoi bizneset nga të dy vendet të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë lidhjet.(Fatosi)
Xinhua