Kinë, shumë krahina ruajnë gjendje aktive në tregti
2024-09-09 17:44:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat tregtare tregojnë që, në shtatë muajt e parë të vitit 2024, import-eksporti i mallrave në Kinë shënoi nivel rekord dhe ndërmarrjet që merren me tregtinë ndërkombëtare kanë ruajtur gjendjen aktive të vazhdueshme. Nga krahinat bregdetare me vazhdim të tregtisë aktive, deri në krahinat qendrore e perëndimore me rritje të dukshme, tregtia e jashtme e Kinës ka shënuar një periudhë zhvillimi të gjallë e të qëndrueshëm. me karakteristika të ndryshme.

 

Në krahinat bregdetare, tregtia e jashtme ka ruajtur prirjen e mirë të rritjes. Në Guangdong, import-eksporti ishte 5.17 trilionë juanë, 13.9 % më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Zhejiang, niveli i përgjithshëm i tregtisë së jashtme kapi vlerën 3.01 trilionë juanë, 7.6 % më shumë se një vit më parë, duke zënë përqindjen më të lartë në tregtinë e jashtme të mbarë vendit. Në Jiangsu, tregtia e mallrave ishte në vlerën 3.15 trilionë juanë, 8.1 % më shumë se më 2023 dhe 1.9 pikë përqindjeje më shumë se rritja kombëtare.

 

“Nga janari deri në korrik, në provincën Zhejiang numri i ndërmarrjeve private që kanë pasur arritje konkrete në import-eksport ishte 98879, 8.5 % më shumë se një vit më parë. Në të njëjtën periudhë, ndërmarrjet me investime të huaja kanë shënuar rritje në import-eksport, eksport dhe import përkatësisht me 6.9 %, 6 % dhe 8.4 %,” u shpreh drejtori i Zyrës së Analizave Statistikore të Doganës së Hangzhou-t Wang Yang.

 

Krahas krahinave bregdetare, edhe në krahinat qendrore, e madje edhe në ato perëndimore, është shënuar rritje e shpejtë në tregtinë e jashtme në periudhën janar-korrik.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në provincën Sichuan, import-eksporti i mallrave shënoi vlerën 582.52 miliardë juanë, nivel rekord në histori. Rritja ishte 12.1 % në krahasim me vitin 2023, duke u renditur në vendin e 10-të në Kinë. Në Xinjiang të Kinës Perëndimore, vlera e përgjithshme e import-eksportit ishte në 253.27 miliardë juanë, 39.1% më shumë se në janar-korrik të vitit 2023. Tregtia e jashtme me vëllim të vogël në zonat kufitare dhe tregtia e zakonshme kanë luajtur një rol mbështetës në tregtinë e mbarë rajonit.

 

Në provincën Shanxi, tregtia e jashtme e mallrave u rrit në 101.2 miliardë juanë, 14.7 % më shumë se më 2023, dhe numri i ndërmarrjeve aktive të tregtisë së jashtme shënoi rritje të vazhdueshme. Në provincën Anhui, import-eksporti i mallrave në janar-korrik shënoi vlerën 475.89 miliardë juanë, 7.4 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Në shtatë muajt e parë dhe në korrik, vëllimi i tregtisë i kësaj province u rendit në vendin e 9-të në mbarë Kinën dhe në vendin e parë ndër krahinat qendrore të vendit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtori i analizave statistikore në Doganën e Hefei-t, Wang Debao, bëri të ditur që “qysh prej këtij viti, Anhui shënoi rritje në import-eksportin me rajonet kryesore të botës, si BE, ShBA dhe ASEAN. Kompanitë private, ndërmarrjet shtetërore dhe firmat me investime të huaja kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar”.

 

Nga ana tjetër, tregtia e disa krahinave nuk ka pasur rritje aq të shpejtë, por elementet pozitive janë në grumbullim të vazhdueshëm.

 

P. sh., në provincën Henan të Kinës Qendrore, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit ishte 394.57 miliardë juanë, 9.8 % më pak se në vitin 2023. Edhe në provincën Yunnan, vëllimi i përgjithshëm tregtar shënoi rënie me 1.3 %. Por të dhënat e veçanta, si numri i ndërmarrjeve tregtare me arritje konkrete në Henan, njohën rritje të vazhdueshme. Në korrik, import-eksporti i mallrave në këtë provincë ishte 14.3 % më shumë se në korrik 2023. Sipas të dhënave doganore nga Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan, 2 milionë e 761 mijë tonë mallra import-eksporti qarkulluan në hekurudhën Kinë-Laos në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, dhe transporti ndërkufitar i mallrave vazhdoi të ruajë një prirje pozitive rritjeje.

 

Sipas statistikave nga Dogana e Changsha-së, kryeqendra e provincës Hunan të Kinës Jugore, në janar-korrik 2024, eksporti i makinerive inxhinierike i kësaj province ka shënuar vlerën 19.44 miliardë juanë, 25 % më shumë se vitin e kaluar.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një shembull për rritjen e dukshme të eksportit të provincës Hunan është kompania ZOOMLION. Sipas raportit nga kompania, në gjashtëmujorin e parë, të ardhurat nga tregtia me jashtë të kësaj kompanie kanë shënuar rritje me 43.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe produktet e saj mbulojnë mbi 140 vende e rajone. Zv.kryemenaxherja e departamentit ndërkombëtar pranë kësaj kompanie, Huang Chengya, bëri të ditur që në Ekspozitën Ndërkombëtare të Makinerive Inxhinierike e të Ndërtimit që u zhvillua në prill në Paris, vinçi-kullë i tipit R135-8RA fitoi vlerësime të larta nga klientët e huaj, pasi produkte të tilla kanë cilësi të mirë e jetëgjatësi të madhe, si edhe sistem inteligjent të kontrollit nga larg, me monitorim e rregullim nga distanca. (Jiang Lei)