Kina do të heqë kufizimet e aksesit të investimeve të huaja në sektorin e prodhimit
2024-09-09 14:22:33

CFP

Një ilustrim i krahëve robotikë në një linjë prodhimi të montimit të drejtuar nga AI/CFP

Kufizimet për investimet e huaja në sektorin e prodhimit do të hiqen, pas shpalljes së versionit 2024 të listës negative për aksesin e investimeve të huaja, njoftoi të dielën planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës.

Lista negative e përditësuar, e publikuar bashkarisht nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (KKZR) dhe Ministria e Tregtisë (MT), e cila do të hyjë në fuqi më 1 nëntor, zvogëlon numrin e kufizimeve nga 31 në 29, duke përcaktuar zero kufizime në sektorin e prodhimit.

Shpallja dhe zbatimi i listës negative të vitit 2024, shënon një hap të rëndësishëm drejt një ekonomie të hapur të nivelit më të lartë, sipas një zyrtari të KKZR.

KKZR do të bashkëpunojë me MT dhe departamentet e rajonet e tjera, për të zbatuar më tej sistemin e trajtimit kombëtar para-themelimit plus një listë negative, si dhe listën negative për aksesin e investimeve të huaja, duke siguruar shtrirjen në kohë të masave të reja të hapjes. (Xu Guang)