ceremonia e mbylljes së Lojërave Paraolimpike Verore Paris 2024 në Stade de France, Paris, Francë, 8 shtator 2024/CFP
Autoritetet qendrore të Kinës i dërguan një mesazh urimi delegacionit paralimpik kinez të dielën, për arritjet dhe shpirtin e tyre sportiv në Lojërat Paralimpike të Parisit 2024.
"Keni fituar lavdi për vendin e popullin tonë dhe ne ju shprehim urime të ngrohta e përgëzime të përzemërta," theksohet në një mesazh të dërguar së bashku nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe Këshilli i Shtetit.
Kina fitoi 94 medalje të arta, 76 medalje argjendi dhe 50 medalje të bronzta në Lojërat Paralimpike të Parisit, duke kryesuar tabelën e medaljeve për të gjashtën herë me radhë.
"Keni shënuar maja të reja në sportet paralimpike të vendit tonë me moralin e lartë, frymën e vendosur e paraqitjen tuaj të shkëlqyer dhe keni treguar arritjet e reja të zhvillimit të çështjes së njerëzve me aftësi të kufizuara të vendit tonë në epokën e re,” thuhet në mesazh.
"Ju keni promovuar fuqimisht frymën sportive kineze dhe shpirtin paralimpik, duke sfiduar kufijtë, duke u përpjekur për përsosmëri dhe duke shfaqur vetëbesimin, optimizmin, hapjen dhe miqësinë tuaj. Duke vepruar në këtë mënyrë, ju keni demonstruar frymën dhe imazhin e Kinës në botë,” theksohet më tej në këtë mesazh.
Komiteti Qendror i PKK-së dhe Këshilli i Shtetit u bënë thirrje sportistëve që të vazhdojnë të çojnë përpara traditën e lavdishme të sporteve paralimpike, për t'u përpjekur për përsosmëri sportive, për të inkurajuar personat me aftësi të kufizuara të ushtrohen për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për të frymëzuar të gjitha aspektet e shoqërisë të synojnë një jetë të lumtur dhe të përmbushur.(Xu Guang