Foto nga VCG
Në Kinë, njerëzit mund të marrin pjesë gjerësisht në vendimmarrjen partiake e qeveritare nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Kjo lloj demokracie popullore në mbarë procesin mund të mbrojë më mirë interesat e popullit, të garantojë që populli është zot i vendit dhe të bashkojë përpjekjet për modernizimin e stilit kinez.
Elias Jabbour, profesor në Universitetin e Shkencave Ekonomike në Rio-de-Zhanejro (FCE-UERJ):
“Sistemi i asambleve popullore i Kinës është një sistem demokratik socialist joliberal dhe po bëhet sistemi më i përparuar përfaqësues i popullit në botë sot. Kjo është një demokraci e zhvilluar në nivel bazë (konteje dhe qyteze). Përfaqësuesit nga baza zgjidhen çdo pesë vjet, dhe më pas asambletë popullore të nivelit më të lartë zgjidhen nëpërmjet votimit jo të drejtpërdrejtë, deri në Asamblenë Popullore Kombëtare.”
Marsela Musabelliu, drejtore ekzekutive e Institutit Shqiptar të Studimeve të Globalizimit (AIGS):
“Asambleja Popullore Kombëtare është organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Kinë. Asambleja Popullore Kombëtare dhe Komiteti i Përhershëm i saj ushtrojnë pushtetin legjislativ kombëtar dhe luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin dhe promovimin e zhvillimit të gjithanshëm të qëndrueshëm të Kinës. Deputetët e Asamblesë Popullore Kombëtare duhet të zgjidhen në nivele të ndryshme. Kandidatët duhet të plotësojnë standardet strikte përkatëse për sa i përket përkushtimit, etikës profesionale, karakterit moral, kontributit shoqëror dhe arritjeve profesionale.”
Volodymyr Urusov, profesor i asociuar, Departamenti i Historisë, Universiteti Kombëtar "Taras Shevchenko" i Kievit:
“Përparësitë e sistemit themelor politik të vendit janë demonstruar plotësisht. Asambletë popullore në të gjitha nivelet dhe komitetet e tyre të përhershme i kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin dhe roli i organeve të pushtetit shtetëror shfrytëzohet plotësisht. Të gjitha këto ofrojnë një garanci të fortë institucionale për zgjerimin e vazhdueshëm të pjesëmarrjes së rregullt politike e të mbështetjes së popullit, duke siguruar që populli të jetë zot i vendit dhe zhvillimin e demokracisë popullore në mbarë procesin.”
Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës "ChinaRo":
“Të gjitha vendimet kryesore legjislative në Kinë miratohen shkencërisht nëpërmjet debatit demokratik dhe në përputhje me këtë sistem demokratik. Çdo ligj formulohet në bazë të opinioneve të të gjithë shoqërisë dhe mbron më mirë interesat e popullit kinez.”
Marsela Musabelliu, drejtore ekzekutive e Institutit Shqiptar të Studimeve të Globalizimit (AIGS):
“Si një grup vlerash të përbashkëta për të ndihmuar në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, demokracia ka qenë dhe është ende aspirata dhe objektivi politik i pothuajse të gjitha kombeve. Ajo që shohim në Kinë është një përmbushje e të gjitha sa më sipër me një establishment politik që respekton angazhimet e tij, duke ofruar atë që populli kinez po kërkon.”
Sebastien Pillay, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Sejshelleve:
“Ritmi i zhvillimit të Kinës varet nga njerëzit që japin kontributin e tyre dhe përpiqen të sigurojnë që të gjithë të punojnë së bashku drejt një qëllimi kolektiv.”
Stephen Perry, kryetar, Klubi i Grupit 48:
“Shikoni se çfarë ka arritur Kina që nga viti 1978. Është transformimi më i madh i një shoqërie në aspektin ekonomik e shoqëror që ka ndodhur ndonjëherë në botë, dhe nëse nuk do të plotësonte nevojat e popullit kinez, nuk do të kishte sukses.”
Dr. Michael Borchmann, ish-drejtor i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare i landit të Hesenit, Gjermani:
“Fjala 'demokraci' vjen nga greqishtja dhe do të thotë 'sundim i popullit'. Nëse e përdorim këtë standard për të matur sistemin e Kinës, nuk ka dyshim se ai është thellësisht demokratik. Është kjo lloj demokracie që i ka mundësuar Kinës të arrijë një zhvillim ekonomik dhe begati të njerëzve të paparë në dekadat e fundit.”