Kina ka 754.000 agjenci shërbimesh ligjore
2024-09-08 17:09:58

CFP

CFP

Kina ka 754.000 agjenci shërbimesh ligjore dhe afro 4 milionë personel profesional të shërbimit ligjor, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë (MOJ) në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Agjencitë e shërbimit ligjor përfshijnë firmat ligjore, zyrat noteriale, institucionet e vërtetimit të mjekësisë ligjore, agjencitë e ndihmës juridike, organizatat e arbitrazhit dhe komitetet e ndërmjetësimit të njerëzve.

Kina ka krijuar 590.000 platforma të shërbimit ligjor publik dhe më shumë se 600.000 fshatra dhe komunitete janë pajisur me këshilltarë ligjorë, sipas ministrisë.

Yang Xiangbin, drejtor i Zyrës për Administrimin e Shërbimit Ligjor Publik në ministri, deklaroi se shërbimet ligjore publike janë një pjesë themelore e qeverisjes së bazuar në ligj, duke theksuar se vendi ka krijuar një sistem shërbimi ligjor publik gjithëpërfshirës që mbulon si zonat urbane ashtu edhe ato rurale. (Irma)