Pavijoni i Kinës për Bienalen e 15-të të Gwangju u hap në muzeun Geumbong në Gwangju, në Korenë e Jugut, duke paraqitur estetikë unike kineze për publikun.
Pavijoni është krijuar për të prezantuar piktura nga artistë bashkëkohorë kinezë, veprat e të cilëve shfaqin estetikë unike kineze me origjinë nga kultura tradicionale kineze.
Në fjalën e tij të hapjes, konsulli i përgjithshëm kinez në Gwangju, Gu Jingqi, shprehu kënaqësinë nga pala kineze për hapjen e Pavijonit të Kinës gjatë Bienales Gwangju këtë vit, duke e quajtur këtë event një manifestim të rezonancës së fortë kulturore dhe miqësisë së thellë midis Kinës dhe Koresë së Jugut.
“Kam pasur kënaqësinë të shoh shumë vepra artistike të artistëve të Koresë së Jugut gjatë Bienales dhe vura re se veprat artistike nga dy vendet tona kanë disa ngjashmëri. Si artist, mendoj se konvergjenca kulturore ka një rëndësi të veçantë”,- tha Bai Yuping, studiues në Akademinë Kombëtare të Pikturës në Kinë.
Yu Jingwen, një artiste e re nga Kina, tha se veprat artistike janë një mjet efektiv komunikimi midis kulturave dhe vendeve të ndryshme.
“Audienca mund të shijojë plotësisht trashëgiminë kulturore përmes pikturave. Kjo është një përvojë ku gjuha nuk nevojitet”,- tha ajo.
Bienalja e 15-të Gwangju do të zgjasë deri më 1 dhjetor dhe ekspozita e Pavijonit të Kinës do të zgjasë deri më 20 tetor. (Irma)