Shangai priti mbi 3 milionë turistë në gjysmën e parë të vitit
2024-09-08 17:44:37

CFP

CFP

Shangai priti më shumë se 3 milionë turistë në gjysmën e parë të vitit, një rritje prej mbi 140 për qind në baza vjetore, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

121 rrugë turistike të cilësisë së lartë u promovuan gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga autoritetet vendore, duke mbuluar peizazhet moderne urbane të qytetit, vendet kulturore dhe historike, si dhe përvojat e lundrimit në lumë.

Ndërsa numri i turistëve në hyrje vazhdon të rritet, Shangai po optimizon më tej shërbimet e tij, duke ofruar informacion dinamik dhe të saktë të udhëtimit për vizitorët.

Gjatë konferencës, qyteti lançoi edhe versionet e printuara dhe dixhitale të udhëzuesit të tij gjithëpërfshirës të udhëtarëve. Udhëzuesi mbulon aspekte të ndryshme, duke përfshirë komunikimin, pagesën, transportin, linjat telefonike, vizat dhe rimbursimet e taksave, shërbimet e aksesueshmërisë dhe ndihmën emergjente.

CFP

CFP

Festivali i 35-të i Turizmit në Shangai do të mbahet nga 14 shtatori deri më 6 tetor, gjatë të cilit do të zhvillohen 200 aktivitete për turistët nga brenda dhe jashtë vendit.

Parada e hapjes është planifikuar të ftojë ekipe të performancës së artit popullor nga vende dhe rajone të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në, Francën, Italinë, Austrinë, Zvicrën dhe Poloninë. (Irma)