CFP
Rezervat valutore të Kinës arritën në 3.2882 trilionë dollarë amerikanë në fund të gushtit, me 31.8 miliardë dollarë, ose 0.98 për qind krahasuar me fundin e korrikut, treguan të dhënat zyrtare të shtunën, citon “Xinhua”.
Rezervat valutore të Kinës kanë mbetur të qëndrueshme në mbi 3.2 trilionë dollarë amerikanë për nëntë muaj radhazi, sipas Administratës Shtetërore të Këmbimit të Valutave.
Administrata bëri të ditur në një deklaratë se indeksi i dollarit amerikan ra dhe çmimet globale të aktiveve financiare u rritën përgjithësisht muajin e kaluar, për shkak të faktorëve të tillë si të dhënat makroekonomike dhe pritshmëritë e politikës monetare në ekonomitë kryesore.
Sipas administratës, efektet e kombinuara të përkthimit të monedhës dhe ndryshimeve të çmimeve të aktiveve çuan në rritjen e rezervave valutore të Kinës në gusht.
CFP
Operacioni ekonomik i Kinës është përgjithësisht i qëndrueshëm dhe tendenca e rritjes afatgjatë mbetet e pandryshuar, gjë që, sipas administratës, do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit të shkallës së rezervave valutore në vend. (Irma)